Pasagjerë dhe të ftuar

Kërkesa të veçanta

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Si të kërkoni ndihmë


Përmes kompanisë ajrore


Njoftoni kompaninë ajrore ose agjentin tuaj të udhëtimit paraprakisht, idealisht në momentin e rezervimit të biletës ose të paktën 48 orë para udhëtimit, për t’i informuar që do të keni nevojë për asistencë gjatë udhëtimit.

Ju lutemi të njoftoni linjën tuaj ajrore të paktën 48 orë para udhëtimit nëse do të udhëtoni me qen ndihmës ose me pajisjen tuaj të lëvizshmërisë (karrige me rrota, karrige elektrike etj).

Çdo linjë ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës mund të ketë rregulla dhe udhëzime të ndryshme në lidhje me rezervimin e asistencës speciale. Pasagjerëve u këshillohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për më shumë informacion para udhëtimit. Për kontaktet e linjave ajrore që operojnë në Shqipëri ju lutemi klikoni këtu.


Kompania ajrore do të njoftojë më pas TIA-n për të marrë masat e duhura dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme. Pasagjerëve u rekomandohet gjithmonë të rezervojnë asistencën sa më herët të jetë e mundur. Mosrezervimi në kohën e duhur mund të shkaktojë vonesa dhe mund të rrezikojë imbarkimin.


Megjithatë, nëse nuk e keni rezervuar asistencën paraprakisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje të arsyeshme për t’ju ndihmuar ditën e udhëtimit.


Njoftoni Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës duke:


  • Telefonuar në numrin +355 4 2381 800
  • Vizituar sportelin e informacionit në hyrje të terminalit
  • Folur me stafin në sportelin e check-in
  • Përdorur kabinat e dedikuara pranë zonës së parkimit


Koha e mbërritjes në aeroport


Mbërrini në aeroport të paktën 2.5 orë përpara nisjes.


Ne duam të sigurohemi që pasagjerët të kenë kohë të mjaftueshme për të kaluar kontrollin e sigurisë dhe për të arritur në portën e tyre të imbarkimit, si dhe dhe gjithashtu të kenë pak kohë shtesë në rast se ndodh ndonjë situatë e papritur.

Sapo të mbërrini në aeroport kërkoni assitencën e nevojshme pranë zones se caktuar te asistencave.

Ju mund të keni nevojë për më shumë kohë nëse nuk e keni ende kartën e imbarkimit ose nëse keni bagazhe/pajisje për të regjistruar. Nëse keni nevojë për ndihmë me ndonjë nga këto pika, ose me të gjitha, ju lutemi planifikoni më shumë kohë në mënyrë që të mund t’ju ndihmojmë sa më mirë të jetë e mundur.


Zonat e qëndrimit


Pikat e qëndrimit janë zona të dedikuara për ju në mbërritje në terminal dhe në nisje pranë portës së imbarkimit. Ato janë lehtësisht të aksesueshme dhe të identifikueshme përmes tabelave të veçanta.


Gjithsesi, stafi i asistencës do t’ju shoqërojë gjithmonë në të gjitha pikat e përcaktuara për qëndrim.


Parkimi për PRM


Ne ofrojmë hapësira të gjera parkimi për persona me aftësi të kufizuara për të lehtësuar sa më shumë zbritjen nga automjeti. Ju lutemi ndiqni sinjalistikën për zonat përkatëse në parkingjet tona (Parkingu P1).



Çmimet janë të shfaqura qartë në hyrje të zonave të parkimit dhe mund të kontrollohen në faqen zyrtare të aeroportit duke klikuar këtu.


Kategoritë e ndihmës

           

Shërbimi është për Pasagjerët me Lëvizshmëri të Kufizuar (Persons with Reduced Mobility- PRM) për shkak të:

·        Një aftësie të kufizuar fizike të përhershme ose të përkohshme (që ndikon në lëvizje, shikim, dëgjim ose aftësi motorike).

·        Një dëmtimi shqisor (si verbëri ose humbje dëgjimi).

·        Një aftësie të kufizuar intelektuale ose çrregullimi njohës (si autizmi apo demenca).

·        Çdo gjendje tjetër mjekësore që ndikon në lëvizshmëri ose kërkon ndihmë shtesë.

·        Vështirësi në lëvizje për shkak të moshës.

·        Lëndime të përkohshme (p.sh., një këmbë e thyer).


Asistencë e specializuar (Për nevoja të veçanta)

·        Pasagjerët me dëmtim shikimi – Aeroporti ofron asistencë nëpër të gjitha lëvizjet e nevojshme të pasagjerit deri tek porta e nisjes ose brenda në avion.

·        Pasagjerët që janë të shurdhër ose me dëgjim të kufizuar – Stafi i aeroportit ju ndihmon me komunikim vizual dhe ndihmë në portat e nisjes.

·        Pasagjerët me dëmtim të dyfishtë (shikim dhe dëgjim) – Nëse kërkoni një shoqërues për udhëtim, ju lutemi na njoftoni që të organizojmë ndihmën e duhur.

·        Pasagjerët me aftësi të kufizuara të padukshme – Mjafton të komunikoni nevojën për asistencë dhe stafi do ju ofrojë ndihmë të kujdesshme dhe të përshtatur për ju.

·        Pasagjerët me lëndime të përkohshme – Nëse keni një dëmtim të kohëve të fundit (p.sh., një gjymtyrë të thyer), mund të ofrojmë karrocë ose asistencë tjetër për lëvizje gjatë udhëtimit tuaj.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë